Zv.kryeministri Erion Braçe ka përlotur rrjetin me statusin kushtuar mikut të tij, kolegut, Bashkim Fino, i cili u nda nga jeta ditën e sotme pasi humbi betejën me COVID-19. Përmes një postimi në ‘Facebook’, Brace është kthyer pas në kohë, duke kujtuar se si kishin hyrë në të njëjtën kohë në politikë.

Braçe kujton kohët e vitit 1995 dhe thotë se që prej atij viti ata nuk u ndanë më. Në stutusin e tij në nderim të Bashkim Finos Braçe ka kujtuar edhe vitin e errët për shqiptarët, 1997-ën, kohë kur Fino u bë kryeministri i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar.

SHPIRTI YT NDRITTE SHUME LART! NJE SHQIPERI E TERE TE ESHTE MIRENJOHESE PER SHERBIMIN TEND NE DITEN ME TE ZEZE TE SAJ!
Vllai im! Ne te dy e nisem ketu, ne Gjirokastren tende, nje dite maji te vitit 1995; ti si kryetari me i mire i asaj bashkie ndonjehere dhe une si nje socialist i ri, ne takimin e socialisteve te rinj atje.
Prej asokohe nuk u ndame me; Bashke u rritem, bashke jetuam, bashke luftuam cdo beteje, bashke fituam! Ishe rreze drite ne erresiren e Marsit 1997, ishe shpresa e re ne vendin e mbaruar po ate Mars; Ti u bere urtesuesi, pajtuesi i gjithkujt,

PIKA THEMELORE E RINGRITJES SE KETIJ VENDI! E mbaj me vete optimizmin tend ate nate, fjalen tende te pare per mua e une per gazeten: SHPRESE E RE! Ti ja dole! Vendi u ringrit edhe prej teje, fale teje, miresise, dashurise, optimizmit, pasionit, forces se ZEMRES TENDE TE MADHE!
Te jam mirenjohes BASHKIM, pa fund! E mban mend qe ti me prezantove ne POLICANIN e zhuritur ne Qershorin e 1997?! A e mban mend sa gezim solle me vete atje dhe gjithe rruges per atje ne nje stafete njerezore qe skish fund?! A i mban mend brohoritjet e njerezve te zakonshem si ti?! Aty u shenjua qe te vijonim bashke betejat; Ti ne Kucove e une ne Berat.
Ti ne Lushnje e une ne Divjake. Nuk e di, por fati e ka sjelle qe une te eci ne gjurmet e tua; ku ishe ti, punove ti, luftove ti, fitove ti, vijova une!
Eshte nje jete e tere keshtu, 24 vite!

Tani jam ne gjunje, me lotet qe mbysin fjalet; po do ringrihem edhe per ty!
Kemi beteje per te bere ende, ne Lushnje e Divjake; Do cojme deri ne fund punet qe nise ti, do mbajme cdo premtim tendin per njerezit atje, tani edhe si AMANETI I BASHKIMIT.

Aaaa po, do vijoj te luaj futboll Bashkim, edhe per ty!
Ne te dy as aty nuk u ndame, nje pasion i madh qe na beri bashke edhe si te kuq, ne fusha e tribuna; Qemal Stafen kurre nuk e mbushi kaq asnje tjeter vec teje e Kombetares se Shqiperise! Kryeministri qe zbriti ne fushe ne vitin e zi, dha gezim edhe nga nje fushe futbolli! Te qofte i lehte dheu ne gjoks vellai im! Rruga me ty ishte me e bukura rruge qe kam bere ndonjehere!

SHPIRTI YT NDRITTE SHUME LART!
NJE SHQIPERI E TERE TE ESHTE MIRENJOHESE PER SHERBIMIN TEND NE DITEN ME TE ZEZE TE…

Posted by Erion Braçe on E hënë, 29 Mars 2021