Pandemia e COVID-19 ka shkaktuar të paktën 2 570 291 të vd ekur në botë që kur Kina njoftoi shfaqjen e sëmundjes në dhjetor 2019, sipas të dhënave zyrtare. Më shumë se 115 568 760 raste infektimi janë diagnostikuar zyrtarisht që prej fillimit të pandemisë. Pjesa më e madhe e të sëmurëve të shëruar kanë ende simptoma edhe për shumë javë.

Shifrat bazohen në bilancet e komunikuara çdo ditë nga autoritetet shëndetësore të çdo vendi. Në një ditë, 9 007 vik tima dhe 424 952 raste të reja janë regjistruar në botë. Vendet që kanë regjistruar më shumë vi ktima janë Brazili me 1 699 të vde kur, SHBA-ja me 1 016 dhe Meksika me 822. SHBA-ja është një prej vendeve më të prekura si për nga numri i të vde kurve ashtu dhe për nga numri i rasteve, me 520 356 të vdekur për 28 827 140 raste të regjistruara, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

Pas SHBA-së, vendet më të prekura janë Brazili me 260 970 të vde kur dhe 10 793 732 raste, Meksika me 188 866 të vd ekur dhe 2 112 508 raste, India me 157 548 të vdekur dhe 11 173 797 raste dhe Britania e Madhe me 124 025 të vde kur me 4 201 358 raste.

Mes vendeve më të prekura, Republika Çeke është ajo që ka numrin më të madh të të vdekurve në raport me popullsinë me 199 të vdekur për 100 000 banorë e ndjekur nga Belgjika me 192, Sllovenia me 186, Britania e Madhe me 183 dhe Mali i Zi me 166. Europa numëronte dje në orën 11:00 GMT 867 606 të vdek ur për 38 249 394 raste, Amerika Latine dhe Karaibet 690 512 të vd ekur për 21 758 761 raste, SHBA-ja dhe Kanadaja 542 492 të vde kur për 29 704 473 raste, Azia 258 522 të vde kur për 16 266 951 raste, Lindja e Mesme 105 224 të vdekur për 5 619 893 raste, Afrika 104 984 të vd ekur për 3 936 675 raste dhe Oqeania 951 të vd ekur për 32 619 raste.