Ka nisur mbrëmjen e djeshme spektakli më i ri “Kosherja”, ku Bes Kallaku është aktor e moderator. Gjatë spektaklit Besi nuk ka ngurruar të zbulojë edhe detaje nga jeta private.

“E pashë në Instagram që kishe bërë një goxha dedikim për gratë e jetës tënde, u mjaftove vetëm me ato foto në Instagram, apo i bëre edhe ndonjë dhuratë?”, e pyeti Jona.

Ndërkohë Besi nuk hezitoi dhe u përgjigj me batuta: “Dhuratë ne kemi për çdo ditë. Po dhurata për Ajkën, dhurata për Xhensilën, pastaj se ç’keni gjetur ketë shprehjen që ne na mjafton një tufë me lule. Në mëngjes e thoni këtë se në darkë pastaj thoni po për ndonjë dhuratë nuk u kujtove”.