Ish-ministri i Drejtësisë Eduart Halimi emërohet Kordinator i Posaçëm në Partinë Demokratike.

Kujtojmë se Halimi përmes një deklarate të dyshimtë, tha se do të largohej përfundimisht nga politika duke zgjedhur pasionet dhe endrrat e tij.

Ai e lajmëroi Lulzim Basha në janar të vitit 2018, ku përmes një postimi në facebook njoftoi dorëheqjen e ish-ministrit të PD-së nga funksionet brenda partisë.

Asaj kohe, u përfol se aryste e dorëheqjes së tij ishin për t’i lënë vendin Astrit Veliajt për arsye të dyshimta.

“Eduart Halimi vendosi sot të lërë mandatin e deputetit, të tërhiqet nga politika aktive për të ndjekur pasionin e tij, avokatinë. Dëshira ime për ta patur pjesë të ekipit, të grupit parlamentar të PD ishte e madhe, por po kështu edhe respekti për lirinë e çdokujt për të marrë vendimet e veta për të ardhmen e tij”, shkruante Basha në 2018.