Nuk kopjojnë vetëm programet, nismat për të shkruar libra por tashmë kopjojnë edhe kolonat zanore të fushatave. Partia Demokratike dhe Lulzim Basha kanë vendosur të kopjojnë kolonën zanore të përdorur nga Partia Socialiste në fushatën e saj në Qarkun e Vlorës.

Prej disa muajsh, socialistët në këtë qark kanë shpalosur sloganin e tyre lokal “Vlora Nuk Ndalet” të cilin e kanë shoqëruar edhe me një kolonë zanore këngën “Unstoppable” nga SIA. Pavarësisht se kjo këngë përdoret nga socialistët në të gjitha takimet e zhvilluara prej muajsh ashtu sikurse edhe në postimet në rrjetet sociale, demokratët kanë zgjedhur të kopjojnë duke i rënë shkurt.

Ditët e fundit, Partia Demokratike ka publikuar një përmbledhje të takimeve të zhvilluara nga Lulzim Basha nëpër rrethe dhe ka përdorur si kolonë zanore pikërisht “Unstoppable” nga SIA. Kopja si gjithnjë mbetet e shëmtuar dhe shumë larg origjinalit ?

VIDEO E PS PREZANTUESE E EKIPIT TE KANDIDATEVE

https://fb.watch/4pIjq_7OGU/

POSTIMI I PD KOPJIM KOLONE ZANORE 21 MARS

https://fb.watch/4pIfR3fF2Q/