Barcelona do të ofrojë Griezmann në këmbim të Dybala. Ylli argjentinas mund t’i drejtohet PSG-së në formë shkëmbimi me Icardi. Ka mjaft zëra të tillë mediatikë, me “Joya” në qendër të diskutimeve. Sa të vërteta janë këto pista merkatoje, mbetet të shihet, por “ku ka zë nuk është pa gjë….” Barcelona është e hapur për të shkëmbyer Antoine Griezmann me Paulo Dybala, thotë “Calciomercato”.

Argjentinasi ka vuajtur shumë këtë sezon në Torino, për shkak të dëmtimit, ndërsa katalanasit e shohin si lojtarin e duhur për të freskuar sulmin e tyre. Krijimi i një partneriteti mes tij dhe Messit (made in Argjentina) duket se i josh drejtuesit teknikë Blaugrana. Për t’ia arritur kësaj, ata mund të ofronin Griezmann te Juve, si pjesë e marrëveshjes, por paga e madhe e francezit mund ta bëjë të pamundur për mundësitë e kampionëve në fuqi të Serie A.