Antuan Grizman thotë se as skuadra dhe as tifozët nuk e meritonin një eliminim kaq të shpejtë nga Liga e Kampioneve. Su lmuesi francez foli pas barazimit me PSG-në dhe tha se bënë një paraqitje pozitive. “Treguam një imazh pozitiv, krijuam shumë raste, por nuk i shënuam dot.

Kishim 4 raste të pastra dhe një penallti. Tani të mendojmë për kampionatin dhe Kupën. Kejlor Navas ishte në një mbrëmje fantastike dhe bëri një ndeshje të madhe. Penalltia? Nuk e di nëse ishte ajo kryesore, por bëmë një paraqitje të mirë dhe tifozët tanë duhet të jenë krenarë. As ata dhe as ne nuk e meritonim që të eliminoheshim kaq shpejt nga ky kompeticion. Roli? Jam shumë mirë si me shokët ashtu edhe me trajnerin dhe në shërbim të tyre”, ka thënë sulmuesi francez.

AGUERO – Serxho Aguero është një opsion real për su lmin e Barcelonës. Do të sillte shumë kualitet dhe gola. Në 30 qershor i skadon kontrata me Mançester Sitin dhe në Barcelonë kanë pasur kontakte me futbollistin argjentinas. Presidenti Joan Laporta kërkon që ta përdorë edhe për të bindur Lionel Mesin që të qëndrojë në Katalonjë.

Ekipi spanjoll i ka bërë një ofertë zyrtare sulmuesit të Sitit dhe ai është duke e menduar seriozisht. “Kujt nuk do t’i pëlqente që të luante me Lionel Mesin?”, ka thënë Serxho Aguero në një deklaratë për mediat. Edhe Leo do ta mirëpriste një lëvizje të tillë, por ende nuk është i sigurt nëse do të qëndrojë apo jo te Barcelona.