Agjencia e Zhvilimit Bujqësor dhe Rural ka mbështetur 36 investime në 18 bashki në sektorin e bimëve medicinale.

AZHBR bën të ditur se, 10 prej këtyre investimeve tyre janë startup-e që kanë hapur 555 vende pune të reja.

“Janë mbështetur 2053 ha shtim sipërfaqesh të mbjella me kultura të ndryshme të bimëve mjekësore që kanë dhënë impakt në rritjen e të ardhurave familjare dhe rritjen e eksporteve”, thekson AZHBR.

Sipas AZHBR, gjithashtu gjatë vitit 2020 janë mbështetur bletarët me 5 investime të reja në përpunimin e mjaltit në 5 bashki me 47 vende pune të reja të krijuara. Ndërkohë nëpërmjet skemës direkte AZHBR ka mbështetur 4 484 956 zgjoje bletësh.