Nga Mero Baze

I pari e tha Luan Rama. Në një debat televiziv dje, ai kërkoi ndjesë në emër të LSI për djegien e mandatave dhe braktisjen e Kuvendit më 2019.

Sot edhe Edmond Haxhinasto e kishte thënë diku. Ilir Meta e ka përsëritur këtë disa herë. Në raste të tilla, kur flet Ilir Meta, nënkuptohet dhe Petrit Vasili. Monika Kryemadhi nuk ka folur këto ditët e fundit, por nuk besoj se do thotë “më trembi Luli se unë grua jam”.

Fushata e LSI për të kërkuar ndjesë për një nga aktet më të rënda të historisë së parlamentarizmit në Shqipëri, në prag të zgjedhjeve të reja, ka vetëm një kuptim: tia lë përgjegjësinë e këtij akti Lulzim Bashës dhe Partisë Demokratike.

Por në këtë rast më shumë se sa përpjekje për tia lënë përgjegjësinë Bashës, është një mënyrë për tu viktimizuar si një parti që ka sakrifikuar për hirë të aleatitit të saj PD dhe tanimë duhet mëshiruar.

Dhe kjo bëhet kur LSI ndeshet në bazë me mosbesimin e votuesit të saj të hershëm, braktisjen e tyre, dhe thithjen e shumicës së tyre nga Partia Demokratike.

Por në një plan pak më afatgjatë, LSI dhe Ilir Meta po përpiqen të krijojnë bazën mbi të cilën do akuzojnë Lulzim Bashën për humbjen e 25 Prillit dhe realizmin e ëndrrës së Ilir Metës për tu bërë lider i opozitës më 26 prill, siç ka premtuar.

Dhe në fakt ka gjetur akuzën reale. Kryeakuza e vetme e vërtet, që rëndon mbi Lulzim Bashën, sa I përket djegies së mandateve, është se ai I mundësoi Edi Ramës të ketë një parlament, I cili votoi ndryshimet në Kodin Elektoral, të cilat rikthyen normalitetin, në të vetmin deformim të Kodit që Berisha e kishte bërë më 2009, për të favorizuar Partinë Demokratike. Është fjala për mundësinë e koalicionit me lista të përbëra të partive, dhe jo me një listë të përbashkët siç është tani.

Ky ndryshim, I ka hequr sot opozitës PD dhe LSI dhe aleatëve të tyre, avantazhin që mund të kishin më 25 Prill për të mundur Edi Ramën.

Praktikisht kjo është goditja më vdekjeprurëse që ai vendim për djegien e mandateve, I ka dhënë sot opozitës. Nuk ka asgjë më të sigurt se ai vendim që do ti mundësoj asaj humbjen. Kjo do të dal shumë thjeshtë nga llogaritjet matematike. Është një ushtrim I thjeshtë që dhe Lulzim Basha mund ta bëj. Në këtë pike, Ilir Meta dhe njerëzi e tij në lSI kanë të drejt ta bëjnë gati qysh sot akuzën e gjyqit për Lulzim Bashën.

Problemi është se bashkë me Lulzim Bashën, atë vendim e ka mbrojtur dhe Sali Berisha, tek I cili Ilir Meta shpreson të ketë ndihmën për tu bërë kryetar I opozitës. Ndaj para se ti bëj gjyqin Lulzim Bashës, duhet të sigurohet se kryegjykatësi I PD, është në anën e tij. Ndryshe do ketë një humbje tjetër më 26 prill.