“Nuk kam frikë askënd, madje s’kam nevojë as për gardë”. Kjo ishte deklarata e pak ditëve më parë e Presidentit Ilir Meta në një intervistë televizive . Për ta bërë më të besueshme, zyra e medias e kreut të shteti shpërndau sot jozyrtarisht në mediat pranë LSI foto dhe video me tekstin që “Meta lëviz i qetë dhe i pashoqëruar nga Garda, në mes të qytetarëve të zakonshëm, ndërsa mban hedhur krahëve një pallto”.

Por pikërisht video e shpërndarë prej zyrës për media të Presidentit ka tradhëtuar edhe Metën. Sikurse shihet, në video është shoqëruesi kryesor i Presidentit Meta si dhe shoferi që e pret jashtë e më pas futet menjëherë në automjet.