Aristela dhe Julin kanë bërë takimin e tyre të parë, ku nuk ka munguar kujdesi për njëri-tjetrin dhe bisedat e ndryshme.

Dukej se Aristela ishte tepër e interesuar për jetën e Julit, të cilin e ngacmoi pak si dhe i vuri në pah faktin që nuk bën komplimente.

Aristela: Do na biesh në ujë kujdes. Do më thuash gjënë më interesante ose ndodhinë më të rrezikshme që ke pasur duke bërë autostop?

Juli: Isha me njërin që ishte droguar dhe po shkonim për në Vjenë. Na nxori 20 km jashtë, kështu që fjeta në çadër kampingu në -5 gradë.

Aristela: Kë nga vajzat do merrje në autostop?

Juli: Jemi akoma në proces njohje.

Aristela: Po pse nuk më zgjedh mua?

Juli: Sepse njerëzit duken të mirë në televizor. Ndonjëherë të zhgënjejnë.

Aristela: Po thuaj një kompliment? Thuaj je shumë e bukur.

Juli: Aa po prit se jemi në fillim.