Edhe ambasadorja e ShBA-së në Tiranë, Yuri Kim, u ka uruar shqiptarëve Ditën e Verës. Përmes një postimi në instagramin e ambasadës së SHBA, Kim falënderon gjithashtu ‘bashkëqytetarët e Tiranës’ sicc i quan ajo që u ndalën për një bisedë apo foto me të.

“Sa kënaqësi të bashkohem me bashkëqytetarët e Tiranës në pritjen e shenjave të para të Pranverës. Shumë biseda interesante më dhanë shumë për të menduar. Faleminderit të gjithëve që gjetën kohë për të folur ose thjesht të bënin një foto të bukur së bashku. (Unë gjithashtu ndava disa maska “Gratë Votojnë”, pjesë e një fushate nga ambasadorët gra në Shqipëri.) Gëzuar Ditën e Verës”, shkruhet në postimin e ambasadës amerikane në Instagram.

Ndërkohë që në një tjetër postim ambasadorja bën thirrje që të gjithë të respektojmë masat anti COVID.