Edhe pse një konkurrent vendos që të largohet nga programi “Për’puthen”, publiku nuk le pa e komentuar dhe përmendur në çdo moment. Madje nuk ua kursejnë pyetjet në lidhje me to, edhe atyre që vazhdojnë rrugëtimin e tyre në këtë reality show. Teksa Sindi Loci ka bërë një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në “Instagram”, fansat nuk kanë ngurruar që ta pyesin se çfarë mendon ajo për Ana Kaurin, që doli nga emisioni.

“Një vendim shumë i drejtë, nëse ajo nuk e gejnte më veten aty… E vlerësoj për gu ximin, do të ishte çfarë unë do të bëja gjithashtu nëse do isha në të njëjtën situatë si ajo”, u përgjigj Sindi. Kujtojmë se Ana zbuloi gjatë puntatës së “Për’puthen Prime” se ka vendosur që të largohet nga programi. Madje ajo i bëri edhe një propozim Rinianit që të dilnin bashkë e të njiheshin jashtë, por ai e refuzoi atë.