Sot, ambasadori Minxhozi u prit në takim nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti.

Ambasadori Minxhozi e uroi Kryeministrin Kurti për marrjen e detyrës dhe shprehu gatishmërinë e përkushtimin e tij për të bashkëpunuar me Qeverinë e re për t’i forcuar marrëdhëniet mes dy vendeve tona.

Ai i dorëzoi Kryeministrit Kurti letrën e urimit të Kryeministrit Rama si dhe një shishe verë dhuratë për ditëlindje.

Të dy palët vunë theksin te forcimi i marrëdhënieve mes dy vendeve dhe rritje të bashkëpunimit në të gjitha fushat.