Ka disa ditë prej kur lidhja e Teas dhe Beartit nuk duket se po shkon mirë Madje, ditëve të fundit janë shtuar dyshimet se çifti i ka dhënë fund lidhjes. E këtë e ka konfirmuar edhe vetë Bearti. Ai në një prononcim për Express Rozë, ka deklaruar se tashmë i ka dhënë fund romancës me vajzën nga Shqipëria.

I pyetur se a është ndarë nga Tea, Bearti ka thyer heshtjen. “Po, është e vërtetë”, ka deklaruar Bearti. Tea dhe Bearti u bënë çift pasi dolën nga emisioni “Për’puthen”. Ishte Tea ajo që fillimisht doli nga ky emision si çift me Andin, por pas daljes, u pa me Beartin. Pas shpërndarjes së disa fotografive, edhe vetë Tea dhe Bearti e konfirmuan se janë në një lidhje dashurie dhe se dalja e Teas me Andin si çift ishte veç sa për sy e faqe.

Por, as lidhja me Beartin nuk i shkoi gjatë. Para pak ditësh, Tea përmes disa postimeve në Instastory, la të kuptohet se gjërat në mes saj dhe djalit nga Kosova nuk janë më siç ishin në fillim. Ata rralluan fotot me njëri-tjetrin, por shpeshtuan postimet të cilat çonin në dyshimet se janë ndarë. Madje, e pyetur nga ndjekësit në Instagram a është e lumtur, Tea ishte përgjigjur “Jo”. Nga një çift që ndanin gjithçka me publikun përmes rrjeteve sociale, ata tashmë nuk ndjekin njëri-tjetrin në Instagram.