Liderë botërorë bënë thirrje për të qenë të kujdesshëm për të mos shtuar panikun për vaksinat. Veçanërisht për Astrazeneca që u vendos në qendër të sulmeve. Veçanërisht mjekët u treguan akoma më shumë të kujdesshëm dhe provaksinave, por fatkeqësisht nuk ndodhi kështu. Sali Berisha mjek dhe ish-kryeministër, nxitoi të bëhej pjesë e llumit paniknxitës duke shpërndarë edhe lajme të pavërteta. Ai kërkonte ndalimin e vaksinimit me Astrazeneca duke akuzuar autoritetet se po fshihte pasojat e efekteve anësore të vaksinës.

Ai solli dy raste sipas të cilave disa mësuesve nuk kishin dalë në punë se kishin temperaturë pas vaksinimit, ndërsa një kandidat socialist është në gjendje të rëndë pas vaksinimit. Që të dyja rastet ne i verifikuam. Mësueset në Durrës janë kthyer në punë pa asnjë problem, ndërsa ish kryetari i Bulqizës Melaim Damzi ka patur probleme me tensionin gjatë një takimi elektoral.

Berisha si mjek e di shumë mirë se cilat janë efektet anësore të vaksinave të covid, si temperatura, dhimbje e lehtë dhe e përkohshme.

Por megjithatë nuk ka kërkuar falje edhe pasi EMA, agjensia europiane e barnave tha se astrazeneca është vaksinë e sigurt.

Po cila është arsyeja, sigurisht politike, sepse duke nxitur panik dhe refuzim të njerëzve për t’u vaksinuar mund të sigurojë kredite politike para fushatës. Pas përgjigjes që dha agjensia europiane e ilaçeve gjithkush që ka qenë kundër vaksinave do ketë një mendim tjetër, ndërsa ata që dolën kundër publikisht duke penguar njerëzit të vaksinohen dhe të shpëtojnë jetën, minimalisht duhet të kërkojnë ndjesë. Por a do ta bëjë këtë mjeku-politikan në pension?