Këshilli i të Drejtave të Njeriut në Organizatën e Kombeve të Bashkuara së bashku me 45 shtete, duke përfshirë edhe Shqipërinë, i kanë bërë sërish thirrje Rusisë për të liruar kritikun e Kremlinit Alexei Navalny, duke thënë se burgosja e tij është paligjshme dhe shkelje e të drejtave themelore.

Shumica e 45 shteteve janë evropiane po në këtë nisëm janë përshirë edhe Australia, Kanadja dhe Japonia.

“Ne i bëjmë thirrje Federatës Ruse për lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të Navalny dhe të gjithë atyre që janë ndaluar në mënyrë të paligjshme ose arbitrare, përfshirë edhe ata të cilët janë arrestuat për ushtrimin e të drejtave të tyre për lirinë e tubimit, lirinë e mendimit, shprehjes, dhe lirinë e fesë dhe besimit”, thuhet në deklaratë.

Përmes deklaratës ata kanë shprehur edhe shqetësimin lidhur me arrestimet që i janë bërë protestuesve për burgimin e paligjshëm të Navalny-t.

“Ne jemi gjithashtu të shqetësuar nga numri i madh i arrestimeve arbitrare të protestuesve që kanë shprehur mbështetjen e tyre ndaj Navalny-t”, shkruhet në deklaratë.