Kryeministri Edi Rama solli në vëmendjen e publikut numrin e shkollave të reja ose që janë rinovuar plotësisht gjatë viteve të fundit.

Rama u kërkoi ndjekësve në rrjetet sociale të gjejnë numrin e saktë. “Sa shkolla të reja apo të rinovuara plotësisht janë ndërtuar vitet e fundit”, pyeti kryeministri Rama, duke dhënë dy shifra, 120 dhe 236 shkolla.

Përgjigja e saktë është 263 shkolla. “Prej vitit 2013, kemi 263 shkolla të reja apo të rinovuara plotësisht ku 114 mijë nxënës edukohen sot në kushtet më bashkëkohore”, u shpreh Rama.

Përmes investimeve të shumta dhe bashkëpunimeve me organizata partnere, së fundmi janë ndërtuar nga e para shkolla të reja, por edhe janë sjellë në kushte optimale përmes rinovimit shkolla në zona të ndryshme të vendit, nga jugu në veri. Procesi i Rindërtimit po ashtu, i dha hov rinovimit të infrastrukturës arsimore me ndërtimin e objekteve cilësore dhe më të mëdha e më të bukura nga ato që u dëmtuan.