Kryeministri Edi Rama përmes një “Instastory” ka publikuar një ndër 100 arritjet e qeverisë gjatë mandatit të dytë.

Teksa na ndajnë 25 ditë nga zgjedhjet parlamentare më 25 prill, Rama në formën e një kuici ka ndërtuar një pyetje lidhur me numrin e xhamive dhe kishave që janë restauruar vitet e fundit.

“Sa kisha dhe xhami janë restauruar në vitet fundit? 18 xhami dhe kisha apo 38 xhami dhe kisha”, pyer Rama

Më pas në storyn pasardhës ai ka faktuar se 38 xhami dhe kisha janë restauruar dhe shpëtuar prej rrënimit, që sot janë kthyer në atraksione të preferuar turistike.