Kryeministri Rama përmes një “Instastory” ka publikuar një ndër 100 arritjet e qeverisë gjatë mandatit të dytë.

Teksa na ndajnë 30 ditë nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, Rama në formën e një kuici ka ndërtuar një pyetje lidhur me sa kilometra rrugë janë kompletuar me sinjalistikë dhe masa sigurie të standardeve evropiane. “Sa kilometra rrugë janë kompletuar me sinjalistikë dhe masa sigurie të standardeve evropiane? 690 km apo 1340 km”, pyet Rama.

Në storyn pasardhës kryeministri ka faktuar se 1340 km rrugë janë kompletuara me sinjalistikë dhe masa sigurie të standardeve evropiane.