Kanë mbetur më pak se dy muaj nga dita e zgjedhjeve të 25 Prillit dhe Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Instagramin e tij 100 arritjet e qeverisë në 4 vite.

Së fundmi kryeministri Rama, me anë të një ‘story’ ka shktruar një pyetje në formë kuici në lidhje taksat që paguan një mësues me taksën e drejtë progresive.

“Me taksën e sheshtë 10% çdo mësues do paguante mesatarisht 7.555 lekë në muaj. Sa paguan sot një mësues me taksën e drejtë progresive?”, pyet Rama. Në storyn pasardhës paraqitet edhe përgjigjja, 5. 921 lekë në muaj.