Se Sergio Ramos tashmë është pjesë e historisë së futbollit nuk ka asnjë diskutim. Nga disa të dhëna të publikuara së fundmi, kapiteni i Real Madridit ka zënë vend në top 10-she sa i përket mbrojtësve me më së shumti gola në histori.

Ai deri sot ka shënuar 126 gola në total dhe renditet i gjashti. I pari është Ronald Koeman, por që një pjesë të karrierës, kohë pas kohe, ka luajtur edhe si mesfushor. Ramos është mbrojtësi i vetëm aktiv në top 10-she.