Kryeministri Rama ka publikur në rrjetin social Facebook një video nga Lezha ku ndodhet së bashku me dia sipermarrës që kanë investuar në atë zonë.

Kreu i qeverisë sjell shembullin e këtyre sipërmarrësve që kanë ngritur biznese të suksesshme dhe fton të gjithë emigrantët që kanë tokë në fshatrat e tyre të lindjes të investojnë kursimet e tyre pasi kjo gjë do i garantojë atyre më shumë të ardhura e sukses se puna e tyre në vendet e huaja. Nëse kjo nuk rezulton e sukseshme jua kam borxh unë e këta sipërmarrës thotë Rama. Përkrah videos Rama shkruan: 1 diell 5 yje dhe një shkop i gjatë në një parriz të Lezhës?