Zinedine Zidane beson se Real Madridi ende ka shanse për La Ligën. Me triumfin kundër Getafes, Real Madridi ka shkuar në kuotën e 46 pikëve, pesë më pak se lideri, Atletico Madrid, por të besuarit e Diego Simeones kanë dy ndeshje më pak të zhvilluara, raporton Gazeta Express.

“Nuk mendoj se fansat e Realit besojnë se nuk kemi shanse për ta fituar La Ligën”, tha ai. “Ata gjithmonë besojnë se ne mund t’i përmbysim gjërat. Këtë do të tentojmë të bëjmë, edhe pse mund të jetë e vështirë”.

“Ne besojmë në veten, ka edhe shumë ndeshje për të luajtur”.