Vetëm dy muaj larg nga zgjedhjet e 25 Prillit, ambasadori britanik në Shqipëri, Duncan Norman iu ka bërë një thirrje partive politike për lista të pastra dhe kandidatë që duan të përfaqësojnë qytetarët të mos jenë të përfshirë me krimin e organizuar ose korrupsionin.

Reagimi i plotë:
“Afati për të dorëzuar listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 25 Prillit është shumë pranë. Partitë politike duhet të sigurojnë që kandidatët që duan të përfaqësojnë qytetarët të mos jenë të përfshirë me krimin e organizuar ose korrupsionin apo të lidhur drejtpërdrejt me ata që janë.”- shkruan Duncan në Tëitter.