Mesfushori i Lacios, Sergej Milinkovic-Savic, ka treguar ëndrrën e tij më të madhe. Ai ka theksuar se dëshiron që të luajë një ditë për ekipin e Real Madridit. Spanjollët e kanë pasur disa herë në radarë, por nuk kanë bërë hapin e madh për ta afruar.

“Do të doja që në Champions League të kishim peshkuar Real Madridin, pasi do të më pëlqente të luaja në “Santiago Bernabeu”. Megjithatë, duhet të luajmë mirë edhe ndaj Bayernit, të cilët luajnë një futboll shumë të bukur.

“Objektivi më i madh që kam, madje që kur kam qenë fëmijë ka qenë që një ditë të vesh fanellën e Real Madrid dhe po punoj shumë që ta bëj realitet këtë ëndërr”, tha Milinkovic-Savic.