Lulzim Basha shquhet për humbjet e tij të njëpasnjëshme në zgjedhjet elektorale. Mbi këtë fakt, me kryetarin e opozitës sot është tallur në rrjet zv.ministri i Infrastrukturës e Energjisë, njëherësh drejtuesi politik për Partinë Socialiste në Kavajë dhe Rrogozhinë, Etjen Xhafaj.

Me anë të një videos së mëposhtme që Xhafaj ka postuar tregohet qartë ironia me Bashën që ‘thyen turinjtë’ dhe në përshkrimin e tij shkruan: “Heu burra, hapni rrugën se u kthy Luli në fushatë ?”