Mesjavën e ardhshme do të rikthehet Champions League me fazën e saj të 1/8, që është me eliminim dhe sistem vajtje-ardhje. Edhe pse në të gjithë rastet prodhon emicione pafund, këtë vit ashtu si edhe në të kaluarin do të ketë disa peripeci.

Së fundmi UEFA ka konfirmuar se ndeshja e parë mes Atletico Madrid dhe Chelsea-s, e programuar për datën 23 shkurt do të luhet në Bukuresht të Rumanisë. Kjo për shkak se nëse luhej në Spanjë, Chelsea-s do t’i duhej ti nënshtrohej rregullave strikte të koronavirusit, që do ta pengonin në pjesmarrjen e aktiviteteve vendase. Britania e konsideron Spanjën si një vend me rrezikshmëri të lartë përsa i përket COVID-19, ndërkohë që ndeshja e kthimit me 17 mars do të jetë sipas programit.

Ndryshime të vendit se ku do të luhen ka edhe për disa sfida të tjera. Liverpool dhe Manchester City, që përballen respektivisht me Leipzig dhe Borussia Monchengladbach, do të luhen në Budapest të Hungarisë.

Gjermania ka kufizuar ndjeshëm fluturimet për shkak të varianteve të reja të koronavirusit dhe ndeshjet e futbollit nuk janë përcaktuar si raste të veçanta. Monchenglabach do ta presë Manchester City-n në Puskas Arena, ndërsa po në të njëjtin stadium do të luhet edhe Leipzig-Liverpool.