Shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, ka reaguar pas akuzave të nënkryetarit të LSI, Petrit Vasili, i cili tha se vaksinimi po bëhet pa doreza. dezinfektim, Bino sqaroi se vaksinimi nuk kryhet te personat e sëmurë, ndaj dhe mjafton dezinfektimi i duarve për të paralandaluar çdo problem.

“Procesi i vaksinimit është një proces i pastër, që nuk kryhet në persona të sëmurë. Prandaj dezinfektimi i duarve me alkool dhe dezinfektantë vazhdimisht parandalon çdo problem”, sqaroi Bino.

Ndërkohë, lidhur me këtë çështja, Bino ka bërë një krahasim edhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke sjellë një fotografi të xhaxhait të saj, i cili shfaqet duke bërë vaksinën anti-Covid në SHBA dhe infermieri që e injekton është pa doreza.