Vaksina britanike anti-COVID, AstraZeneca ditën e djeshme ka nisur eksperimentin e saj të ri, për të testuar nëse ajo është efektive edhe tek fëmijët. Studiuesit, do të përdorin 300 fëmijë vullnetar nga mosha 6 deri në 17 vjeç në Britaninë e Madhe për të parë se si do të reagojnë ata ndaj vaksinës AstraZeneca kundër koronavirusit. Sylvia Hobson, 12-vjeç një nder vullnetaret e eksperimentit tha se vendosi të merrte pjesë në të pasi donte të kontribuonte sado pak në këtë luftë të përbashkët kundër COVID-19. “Unë doja ta bëja vaksinën pasi ky virus ka shkatërruar jetën e të gjithëve. Ne po kalojmë një kohë shumë të vështirë, dhe pasi përmes kësaj mund të ndihmoj sado pak, doja ta bëja”, tha ajo.

Ndërkohë, 16-vjecarja Tilda tha se vaksina kundër COVID-19 ishte më mirë seç mendonte se do të ishte. “Ishte në rregull, shumë më mirë sesa mendoja se do të ishte. Unë jetoj relativisht afër, kur pashë se po ndodhte e gjithë kjo mendova të bëhesha dhe unë pjesë dhe të ndihmoja.”, tha Tilda. Një nder infermieret përgjegjëse për vaksinimin e fëmijëve tha se vullnetarët do t’u mundësojnë shkencëtarëve të zbulojnë nëse vaksina AstraZeneca ka të njëjtin efekt tek fëmijët. Lajmin për këtë eksperiment e dha pediatri dhe kryeinspektori i provës së vaksinës Andrew Pollard, ku tha se pavarësisht se COVID-19 nuk prek fëmijët në shumicën e rasteve është e rëndësishme të kemi siguri për efektivitetin e saj te fëmijët. AstraZeneca aktualisht është në disponim dhe përdorim të shumë vendeve në botë. Ajo ka marrë prej kohësh edhe dritën jeshile nga EMA dhe shumë shtete të BE-së kanë nisur vaksinimin me AstraZeneca, megjithatë kohët e fundit ka hasur probleme në prodhim duke shkaktuar vonesa në shpërndarje. Ndërkohë ditën e djeshme OBSH-ja ka aprovuar vaksinës britanike anti-COVID për përdorim emergjent.