Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili është mjaft aktiv në rrjetet sociale ku përveç postimeve për deklarata politike, nuk mungojnë herë pas here dhe komentet në persona të njohur brenda dhe jashtë vendit.

Rasti i fundit është ai i aktores italiane Sabrina Ferilli, ku syve të komentuesve nuk i ka munguar as ajo e politikanit shqiptar. “Mirëmëngjes,të lumtë dhe shkëlqen!”, shkruan ai në koment. Pas verifikimeve, rezultoi se llogaria është e ish-deputetit të LSI.