Gazment Bardhi mbledh dhjetera njerez ne kohe pandemie
Drejtuesi politik i qarkut të Elbasanit për Partinë Demokratike, Gazment Bardhi, ditën e sotme ka mbledhur dhjetëra njerëz në Elbasan.

Foton e takimit ai e ka postuar vetë në rrjetet sociale, por ajo që bie në sy është se këta qytetarë nuk mbajnë maska dhe nuk e ruajnë distancën.

Edhe pse mbledhjet me më shumë se 10 persona nuk lejohen, sërish partitë politike nuk i respektojnë rregullat, duke bërë që edhe numri i infektimeve të rritet çdo ditë e më shumë.