Cila do të jetë e ardhmja e portierit të Lazios dhe përfaqësueses shqiptare të futbollit, Thomas Strakosha? Një pyetje që kërkon përgjigje për faktin e thjeshtë se 25-vjeçari nuk është më zgjedhje e parë e Inzaghit për portën, për shkak të infektimit me Koronavirus dhe dëmtimeve të shumta që e kanë shoqëruar muajt e fundit. Në formacionin tip të Lazios, në portë është veterani Reina, çka tregon se ka ndryshuar hierarkia. Për më tepër, Strakosha ka vuajtur së fundmi edhe nga një problem në gju, që e mbajti larg fushave për pak kohë.

Portieri shqiptar është kuruar në Gjermani dhe tashmë mund përfshihet në listën e të grumbulluarve për ndeshjen me Sampdorian. Por nga merkatoja kanë nisur të qarkullojmë lajme që e largojnë “gardianin” kuqezi nga kryeqyteti italian me destinacion Borussian e Dortmundit.

Strakosha, i pyetur pak kohë më parë për interesimin e mundshëm të verdhezinjve, ka pranuar: “Borussia e Dortmundit? E kujt nuk do t’i pëlqente të luante atje!”

Sipas “Sky Sport”-it gjerman, Borussia po mendon seriozisht për mbrojtësin ekstrem të Lazios. Kanë nisur tashmë kontaktet me manaxherët e tij, për të kuptuar se sa është e mundur që të kryhet ky transferim. Vlen të kujtohet që Strakoshës i skadon kontrata në vitin 2022. Gjatë muajve të ardhshëm, Lazio duhet të marrë një vendim. Igli Tare gjithmonë ka besuar te Thomasi, tani mbetet për të kuptuar se cili do të jetë vullneti i 25-vjeçarit.