Reperi Fero dhe modelja Arbenita Ismajli i kanë dhënë fund beqarisë dhe këtë lajm e ka konfirmuar pak minuta më parë vetë modelja! Ata i kanë thënë “Po” njëri-tjetrit dhe janë tashmë të sapomartuar, ndërsa lumturia duket qartë në sytë e tyre. “Të sapomartuar”- shkruan Arbenita krahas fotos së publikuar në InstaStory. Në media ka qarkulluar prej disa kohësh lajmi se ata janë kurorëzuar me martesë, ndërsa sot u konfirmua gjithçka! Fill pas këtyre lajmeve, disa media rozë shkruanin se Arbenita është shtatzënë dhe ata janë në pritje të fëmijës së parë.

Mirëpo, kjo rezulton të jetë e pavërtetë. Ishte vetë modelja e cila ka mohuar zërat teksa është pyetur nga një fanse në foton e publikuar së fundmi me Feron. “A je shtatzënë a?” ka pyetur dikush, teksa Arbenita është përgjigjur: “Jo.” Fero ka treguar më herët se është njohur me Arbenitën në rrjete sociale, ai i ka shkruar dhe më pas janë takuar në Shkup për herë të parë. Ndryshe nga femrat e tjera, reperi ka rrëfyer Arbenita e ka bërë menjëherë për vete. “E kam pëlqyer Arbenitën. Unë nuk i kam shkruar kurrë femrave, sepse gjithmonë më kanë shkruar dhe më kanë zënë vetë. Por Arbenita është femra e parë që kam pëlqyer dhe e kam bërë për vete. Jemi takuar në Shkup për herë të parë”, ka treguar Fero.