Laptope falas për të gjithë, kompiutera për të gjithë, bursa për të gjithë, dyfishim rrogash për të gjithë, shkollim në Harvard dhe Oksford me lekët e shtetit, e sa e sa më shumë. Por, midis premtimeve të paimagjinueshme, Basha ka marrë përsipër edhe një detyrë solemne.

“Angazhohem të siguroj tekste shkollore të reja falas për 350 mijë nxënës. Po kështu, fëmijët e të gjitha familjeve në nevojë do të përfitojnë paketë shkollore dhe tekste falas gjatë gjithë arsimit parauniversitar. Nuk do të lëmë asnjë fëmijë pa ndihmuar”.

Por Basha dukshem eshte jashte realitetit dhe nuk jeton me mendje ne Shqiperi. Kjo sepse prej pothuajse 5 vitesh, të gjithë fëmijët e kategorive në nevojë përfitojnë tekste falas për të gjithë vitet shkollore të arsimit parauniversitar.

Përsa i përket fëmijëve të tjerë, programi i nisur me ciklin fillor vit pas viti përfshiu gjithmonë e më shumë klasa, duke arritur në klasat I-VII aktualisht dhe të gjithë në vitin e ardhshëm shkollor.