Studimi më i madh rreth Pfizer ka treguar se vaksina është 94% efektive. Ky është një moment i rëndësishëm për vendet që kërkojnë me dëshpërim t’i japin fund bllokimeve dhe të rihapin ekonomitë. Sipas një hulumtimi në Izrael rreth 2 muaj më parë, rezultoi se vaksina Pfizer ishte 94% efektive në të gjitha grupmoshat dhe tek personat që kishin sëmundje të tjera.

Vaksina Pfizer u injektua tek 1.2 milion persona dhe vetëm një dozë e vetme tregoi efektivitet deri në 57%, sipas të dhënave të botuara dhe vlerësuara nga kolegët në New England Journal of Medicine të mërkurën.

Ndërsa dy doza janë deri në 94% efektive. Studimi tregon gjithashtu që vaksina, e zhvilluar nga prodhuesi i ilaçeve amerikane Pfizer dhe BioNTech i Gjermanisë, është efektiv kundër variantit të koronavirusit të identifikuar për herë të parë në Britani. Hulumtimi nuk hodhi dritë se si Pfizer ndikon kundër një varianti tjetër, tani dominues në Afrikën e Jugut