Një studim i kryer së fundmi ka treguar se të flasësh me dikë në telefon për vetëm 10 minuta mund të ketë një ndikim pozitiv. Hulumtimi tregon se thirrjet e shkurtra telefonike shumë herë në javë mund të zvogëlojnë vetminë.

Nga 240 pjesëmarrës në studim, gjysma prej tyre zgjodhën për të marrë telefonata të shkurtra nga vullnetarët gjatë një muaji në krahasim me të tjerët. Rezultatet e botuara në “Journal JAMA Psychiatry” tregojnë se individët me telefonata raportuan se ndiheshin mesatarisht 20 përqind më pak të vetmuar.

Bisedat ishin më pak se 10 minuta gjatë javës së parë, por u barazuan në 10 minuta gjatë pjesës tjetër të studimit një mujor. Rezultatet treguan gjithashtu se bisedat ulën ankthin dhe depresionin. Numri i të rriturve që ishin të paktën në gjendje ankthi u ul me 37 përqind dhe numri i atyre me depresion ra me 25 përqind.