Pas 60 minutash, do të nisë procesi i vaksinimit në qytetin e Fierit. Ditën e sotme do të vaksinohen 135 persona, nga të cilët 80 janë personel mjekësor dhe 55 prej shtëpisë së moshuarve nga qyteti i Fieri. Ditën e nesërme, procesi i vaksinimit do të nisë në qytetin e Elbasanit. Sa i përket ndërtimit të spitalit rajonal të Fierit, gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu bën me dije se deri tani ka përfunduar 40% e totalit të punimeve. Janë 400 punonjës nga Turqia dhe 200 punonjës shqiptarë për ndërtimin e këtij spitali që shtrihet në një hapësirë prej 50 mijë metra katrorë.

Sallat po ndërtohen përmes impianteve të aluminit dhe pjesa e jashtme përmes gipsit. Materialet e aluminit vijnë nga Turqia. Menjëherë pasi është bërë projekti, kompania e ka ditur çfarë materialesh duhet të përdoren. Sfida për inxhinierët turk nuk është vetëm përfundimi, por përfundimi para afatit i spitalit rajonal, i cili është vlerë e shtuar e Fierit pasi punonjësit janë akomoduar në hotelet e Fierit dhe Vlorës. Kryeministri Edi Rama pritet të mbërrijë çdo moment për të parë nga afër inspektimet.