Sot do festonte 42-vjetorin, Landi Hysi kujton me fjalët prekëse Dr. Florin Dr. Flori do të festonte sot 42-vjetorin e lindjes, nëse do të ishte ende në këtë botë. Miqtë dhe artistët nuk kanë lënë asnjë rast pa e kujtuar këngëtarin e ndjerë dhe në këtë ditë kanë shkruar disa fjalë për të.

Roland Hysi ishte i pari që kujtoi mikun e tij përmes një postimi në rrjete sociale në këtë ditë. Ai ka postuar në Instagram një video të shkpëtur nga kënga “Baba në këtë skenë”, që Flori realizoi me Aurela Gaçen para se të ndahej nga jeta, por u publikua pas ngjarjes tragjike, si për të çuar deri në fund amanetin e tij. “Jo 15 vjet plako! Jo! Je akoma baba në këtë skenë dhe mungon, jo vetëm ti, por edhe vetë skena!”, shkruan Landi përkrah videos së mikut të ndjerë.