Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Prof. Mira Rakacolli, gjatë një bisede në studio tha se Instituti i Shëndetit Publik përmes strukturave të saj po monitoron situatën edhe përsa i përket virusit të ri Covid19 që mund të ketë pësuar ndryshime në strukturën e tij.

“Ekspertët mendojnë se shtimi i rasteve ka të bëjë me mos respektimin e masave gjatë festave të fundivit dhe në ditët e para të janarit. Që është reflektuar tani. Pasojat vihen re të paktën dy javë pasi ka ndodhur ngjarja. Nga ana tjetër flitet për ndryshimet në strukturën e virusit që e bëjnë më tepër infeksioz, dhe po vlerësoht dhe kjo. Ne nuk e kemi akoma të konfirmuar. ISHP me anë të strukturave të saj është në monitorim të kësaj situate dhe në ndryshimet e para që do vënë re do të japë informacionin e plotë”, tha Rakacolli.

Rakacolli tha se procesi vaksinimit vazhdon rregullisht si për ata që do të marrin dozën e dytë edhe për grupet që do të marrin dozën e parë sipas kalendarit të vaksinimit.

“Jo vetëm doza e dytë është e sigurtë. Është ceshtje orësh, sot është e sigurtë së dozat janë në Shqipëri. Vazhdon vaksinimi dhe me dozën e dytë për ato që janë vaksinuar apo dhe me të parën për grupet sipas kalendarit të vaksinimit. Procesi i vaksinimit po vazhdon”, tha Rakacolli.