Mbrëmjen e djeshme u transmetua takimi mes Sindit dhe Elvisit, që u dukën shumë të afërt me njëri-tjetrin. Madje në takimin e dytë mes tyre Sindi i dhuroi puthje Elvisit, pasi ai e surprizoi me një tufë me lule blu, që janë të preferuat e saj. Ky veprim i Sindit i habiti jo pak konkurrentët, duke qenë se ajo ka qenë shumë e tërhequr në të gjitha takimet.

Pas transmetimit të takimit nuk munguan as kunjat mes Elvit dhe Anës, që kanë pasur më herët disa takime romantike me njëri-tjetrin. Ana nuk ngurroi të komentonte, teksa Sindi e konsideroi xheloze.

“Ana flet nga smira, e ndjej, jam afër teje”, u shpreh Sindi, duke shtuar se në takimet e saj me të Elvisit është Ana ajo që komenton më shumë.

Kjo e fundit nuk e pranoi këtë gjë, madje nuk e ka lënë me kaq, por ka vazhduar të hedhë thumba edhe në rrjete sociale. Ana ka shkëputur një pjesë të shkurtër nga puntata e djeshme e programit, teksa ajo hidhte dhe priste batuta me Elvisin.

Në video ky i fundit dëgjohet t’i thotë Anës: “Po na u bashkove të presim, me këtë dashurinë, përputhjen”. Më pas dëgjohet Antonela që e pyet Sindin se si i shikon këto batuta mes dy konkurrentëve dhe përgjigjen në vend të saj e ka dhënë Ana.

“Nuk i shikon fare Sindi se e ka mendjen të zihet me mua”, ka shkruar ajo shoqëruar me disa emoji duke qeshur me lot.

Ndërkohë nga ana e Sindit dhe Elvisit nuk ka pasur një reagim pas këtyre thumbave të Anës.