Shqipe Hysenaj, në një lidhje me Fation Kuqarin – skenari më i paimagjinueshëm që u hodh sot në “E Diell”, gjatë rubrikës “Trotuar”. Çfarë ndodhi? Ishte ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Ana Lleshi ajo që u pyet nëse pëlqimi i saj për Fation Kuqarin ka qenë i vërtetë ose jo. Më tej, asaj iu kërkua të tregonte arsyen se përse nuk u bashkuan pas daljes nga emisioni.

Pikërisht këtu erdhi përgjigjja që nuk pritej; “Se ndoshta tani që jemi jashtë emisionit e ka Shqipja”, teksa iu drejtua vetë kësaj të fundit, e cila gjithashtu gjendej e ftuar në studio. Më tej, Ana e parë shtoi se po bënte shaka. Praa… veçse batutë apo diçka më shumë? Po kështu, përgjatë bashkëbisedimit të saj, Lleshi foli edhe sa i takon të shkuarës së saj. “Kam një të kaluar jo shumë të bukur. Por jam shumë krenare për të shkuarën dhe gocën që jam sot. Kam histori që me të vërtetë trondit, nëse do e thosha pa censurë. E kam përqafuar atë të shkuar, dhe kam nisur të ec para. Nuk e kam thënë ende se ndoshta nuk kam gjetur momentin dhe vendin e duhur. Por me siguri që një ditë do ta bëj, por deri tani nuk jam ndjerë rehat. Nëse ende nuk ua kam besuar as miqve të mi, se e dinë shumë pak njerëz, nuk e kam bërë pasi dua që të njihnin Anën që është sot, nuk kam dashur të më shohin për gjynah. Por të më shohin kështu si jam unë tani, me të mirat dhe të këqijat e mia”, tha Ana.

Ajo shtoi se me historinë do qanin edhe njerëzit që e kanë sharë, e madje do thoshin sa gjynah. “Nëse nuk më keni qejf, duhet të keni një arsye, por jo kot. Nuk dua që këto njerëz që nuk më duan, të më kenë qejf për shkak të historisë sime. Ka shumë dhunë dhe rrugë, por jo prostitucion”, tha Ana.