Kryeministri Edi Rama, mëngjesin e sotëm e ka nisur me anë të një video ku shihet puna për Aeroportin e Kukësit. Këtë video, kryeministri Rama e ka shoqëruar edhe me vallen e famshme të Kukësit. Ashtu siç ka thënë edhe më parë, Rama ka përshëndetur sërish djemtë kuksianë që kanë emigruar jashtë duke thënë se punimet në aeroport i sheh me buzëqeshje.

“Mirëmëngjes dhe me buzëqeshjen që më ngjallin sa herë shoh ecurinë e punës me aeroportin, çunat kuksianë me dy gishta të Londrës, që ma kanë bërë copë “librin e shpis” kur postoja projektin 3D, ju uroj të gjithëve një javë të mbarë”, shkruan Rama.