Ndeshja mes Kukësit dhe Kastriotit do të mbyllë sot fazën e dytë të Superiores, por që tani shihet qartë se cilat skuadra kanë pasur përmirësim në krahasim me fazën e parë dhe me pretendimet që kanë për këtë edicion.

Vazhdimësia ka qenë arma më e fortë e Vllaznisë kryesuese që ka bërë diferencën me ndjekësit deri tani dhe kjo tregohet qartësisht nga fakti se ka siguruar 19 pikë në fazën e parë e 18 në të dytën, një ecuri mbresëlënëse që padyshim i sheh shkodranët si rivalët kryesorë për titullin kampion.

Por në fazën e tyë, ekipi shkodran nuk ka qenë më i miri i Superiores. Skuadra që ka regjistruar më shumë pikë në këtë fazë ka qenë pikërisht ajo që e mundi në ndeshjen e fundit, Laçi. Kurbinasit, pas një faze të parë zhënjyese më vetëm 11 pikë në 9 ndeshje, janë përmirësuar ndjeshëm dhe kanë mbyllur të dytën me 19 pikë, duke u kthyer mes rivalëve për titull.

Edhe Partizani është mes skuadrave që ka bërë një hov të rëndësishëm para falë paraqitjeve në fazën e dytë, ku ka siguruar 19 pikë, +5 në karahasim me të parën. Ekipi i Dajës ka bërë po aq mirë sa Vllaznia e kreut, gjë që premton edhe më shumë rivalitet në këtë pjesë të dytë të sezonit ku të kuqtë kanë patur mundësinë të bëjnë edhe disa përforcime në merkato.

Përveç Laçit e Partizanit, ndër ekipet e kreut është përmirësuar në fazën e dytë edhe Teuta me 4 pikë më shumë, ndërsa Apolonia reghistron 3 të tilla më mirë se në fazën e parë.

Bie në sy se Tirana dhe Skënderbeu janë të vetmet skuadra që kanë bërë njëlloj në secilën fazë të këtij kampionat, ndërsa Kukësi, Kastiroti dhe Bylisi e mbyllin fazën e dytë më rënie sa u përket pikëve të siguruara.