Të parët në listë janë Binjakët. Ama, kur kjo shenjë dashuron, dashuron në 360 gradë. Nuk ekzistojnë të mesme për Binjakët, dashurojnë pothuajse në mënyrë ‘obsesive’. Prandaj tregojnë shumë kujdes kur i përkushtohen një dashurie. Vuajnë nga ajo dhe shpesh zhgënjehen. Të dytët në listë janë ata që i përkasin shenjës së Virgjëreshës. Virgjëresha në fakt, është një shenjë jashtëzakonisht racionale që nuk i dorëzohet lehtësisht dashurisë. I duhet shumë kohë që të hapet me të tjerët dhe të pranojë ndjenjat, edhe me vetveten.

Edhe Akrepi është një shenjë e vështirë për t’u bërë për vete. Kjo sepse nuk u beson lehtë të tjerëve dhe është gjithmonë plot dyshime dhe paranoja. Pra, nuk është e thjeshtë t’i f itosh zemrën dikujt që i përket Akrepit. Kujdes sepse nuk është e lehtë aspakt të bësh edhe një Shigjetar të dashurohet pas teje. Shigjetari është në fakt një shenjë që përfaqëson lirinë dhe dëshirën për aventura, për gjëra të reja.

Nuk është e lehtë që Shigjetari të impenjohet në një marrëdhënie, edhe pse pa dyshim që nuk është e pamdunur. Një Shigjetar i dashuruar është sigurisht një thesar. I fundit në listë është shenja e Ujorit. Edhe Ujori e do lirinë. I do ndryshimet dhe revolucionet, si dhe ka gjithmonë nevojë për stimuj të rinj.