Qindra mijëra njerëz mbetën pa energji në bregdetin amerikan të Paqësorit, në veri-perëndim pasi një stuhi dimri mbuloi rajonin me akull dhe dëborë, sipas “The Guardian”. Zona përreth Portland, Oregon, ishte më e goditura, me më shumë se 200 000 banorë të cilët kanë mbetur pa energji elektrike. Autoritetet thanë se mund të duhen disa ditë para se energjia elektrike të rikthehet plotësisht dhe parashikuesit paralajmëruan për mot më të keq deri nesër.

“Shpresa jonë është që energjia elektrike do të rikthehet shpejt, por disa klientë do të preken për disa ditë”, tha shërbimi i shpërndarjes së energjisë elektrike. ”Ne po sjellim ekipe nga Nevada dhe Montana për të ndihmuar në rivendosjen e energjisë”, shtoi ai. Kushtet ekstreme, humbja e energjisë dhe problemet e transportit e shtynë guvernatoren e Oregonit, Kate Brown të ​​shpallte gjendjen e jashtëzakonshme.