Bashkëshortja e Lulzim Bashës, Aurela publikoi mbrëmjen e djeshme një video ku shfaqej kreu i PD-së teksa i hidhte piper bërxollave që po gatuheshin. Menjëherë video-ja u bë virale teksa rrjetet sociale nuk kaluan pa e ironizuar.

Alfred Peza ka publikuar një foto teksa shfaqet Basha duke gatuar dhe ironizon shefin e opozitës duke shkruar: QUIZ-i 25 PRILLIT. Gjeni: Sa omleta duhet të gatuajë Luli Basha, që të mundi Edi Ramën??