Me imazhin të një politikani shqiptar të fillimit të viteve ’90, Edi Paloka duke ëndërruar humbjen elektorale të partisë Socialiste, imagjinon se më 26 Prill Edi Rama do të duhet të kërkojë azil politik në Turqi. Vetë ideja që sipas opozitës një politikan i mundur duhet të largohet nga vendi të rrenqeth.

Këtu është postimit të Palokës, versioni 2021: ” S ulm BE! S ulm SHBA! A ka marre garanci Rama për azil politik ne Lindje? Charterin privat e mban gati ne aeroportin privat te Rinasit! Me 26 prill nuk është çudi qe Air Albania te kryeje fluturimin e fundit pa kthim me “pasagjerin” e saj! Po me te tjeret qe do lere pas “dumbaba” cdo behet? Sigurisht qe atij vete kjo nuk i hyn fare ne xhep.Si gjithnje zorraxhinjte i ka perdorur dhe i ka hedhur”.

Sigurisht, askush nuk e merr seriozisht Palokën, më së paku kërcënimet e tij, megithate mesazhi i tij duhet të na bëjë të mendojmë. Për shkak se po flasim për vitin 2021, se po flasim për Shqipërinë që kërkon të anëtarësohet në Bashkimin Evropian dhe po flasim për një forcë politike që, megjithëse e përcakton veten si “demokratike”, vazhdon të besojë se mund të rifillojë kontrollin e prokurorëve dhe gjykatat sapo të vijë në pushtet per ta mbaruar hakmarrjen politike, dhe vazhdon ta konsiderojë kundërshtarin politik një armik që do të asgjësohet fizikisht, deri në atë pikë sa ta detyrojë atë të largohet nga vendi. Dhe gjëja më e pabesueshme është se Edi Paloka, dukshëm i ngrirë në kohë si lideri i tij shpirtëror Sali Berisha, beson se shumica e shqiptarëve janë akoma të tillë dhe se ata ëndërrojnë të njëjtën Shqipëri që ëndërron për vete, bazuar në klan, në urrejtje, dhe mbi forcën e hakmarrjes. Ai e mendon deri në atë pikë sa filloi fushatën e tij elektorale sot pikerisht me këtë kërcënim primitiv, sapo mori konfirmimin se Edi Rama do të kandidojë në Durrës, qyteti që Lulzim Basha ia ka besuar të fitojë kulturës se Edi Palokës. Shqiptarja,com