Komiteti i ekspertëve ka bërë një dalje për mediat ditën e sotme në lidhje me situatën e COVID 19 në vend.

Sipas Komitetit të Ekspertëve, gjatë dy javëve të fundit ka patur rritje të rasteve të reja dhe humbjeve të jetëve, si pasojë edhe e festave të fundvitit. Komitteti i Ekspertëve gjithashtu tregon se edhe numri i personave të shtruar është rritur, pacientët e shtruar janë të të gjitha moshave.