Futbollisti i famshëm botëror ylli Cristiano Ronaldo, ka arritur gjithsej në Instagram, Facebook dhe Twitter 500 milion ndjekës. Ronaldo, i cili është bërë një fenomen i vërtetë i mediave sociale , bëri historinë si i pari që e arriti këtë. Ronaldo, i cili ka 263 milion ndjekës në Instagram ka 15 përqind të përdoruesve në këtë platformë.

Futbollisti 36-vjeçar ndiqet nga 148 milion njerëz në Facebook dhe 91 milion njerëz në Twitter. Ronaldo, i cili është bërë një fenomen i vërtetë i mediave sociale duke qëndruar para yjeve të famshëm në botë, gjithashtu fiton të ardhura të konsiderueshme nga Instagram. Aq sa Ronaldo, fiton 31 milion euro në vit nga Juventus dhe rreth 50 milion dollarë në vit nga Instagram.